Chelsea afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin Champions. Blutë e Londrës triumfuan në derbin ndaj West Ham duke mposhtur një rival direkt për 4-shen e parë të Premier League dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 58 pikëve.

Gjermani i sulmit nderoi gjermanin e stolit të në këtë sfidë pasi golin e fitores dhe të 3-pikëve për skuadrën e Thomas Tuchel e realizoi Timo Werner në minutën e 43-të.

Një gol me rëndësi të madhe ai i ish-sulmuesit të Leipzig pasi i dha tre pikë jetike Chelsea-t me Werner që u asistua nga Ben Chillwell. Chelsea kishte më shumë inciativë se skuadra e David Moyes përgjatë gjithë ndeshjes dhe pavarsisht se u mjaftua me vetëm një gol e meritoi plotësisht fitoren.

Falë këtij suksesit blutë krijuan një diferencë sigurie edhe me Liverpool të vendit të 6-të teksa kur mbeten edhe 5 javë nga fundi i sezonit kanë 4 pikë më tepër. Për t’u përmendur që West Ham e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Balbuena u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të pas sinjalizimit të VAR për një ndërhyrje horror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA