Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët por që herë pas here do të ketë edhe reshje. Të dielën pritet një mot i kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C në 11°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe qyteteve kryesore të botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA