Votimi elektronik në njësinë nr.10/ Ilirjan Celibashi tregon se si do të votojnë qytetarët e verbër
24/04/2021 12:20
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sqaruar mënyrën se si do të kryhet votimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë nga personat e verbër.
I pyetur nëse votuesit do të ndihmohen nga një person tjetër, Celibashi tha se mund të asistohet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
Celibashi: Fleta shabllon nuk vlen sepse votimi është nëpërmjet pajisjes. Pajisja ka funksionin që të votojnë të pa asistuar për shkak të ngushtësisë së kohës nuk ka qenë e mundur që kjo pjesë e programimit të makinës të zhvillohej në gjuhën shqipe dhe të gjitha ato komanda duhet të jenë të qarta.
Në këtë rast, ky votues mund të asistohet sipas të gjitha parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
Top Channel