U arratis drejt Shqipërisë me 2 mld dollarë/ Turqia shpall në kërkim ndërkombëtar themeluesin e Thodex

24/04/2021 10:53

Ministria turke e Drejtësisë ka nisur procedurën për kërkimin arrestimin dhe ekstradimin nga Shqipëria të Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, në Turqi.

Pas lajmeve se Özer ishte arratisur jashtë vendit duke mashtruar investitorët në shumën prej 2 miliardë dollarë, Prokuroria e Stambollit filloi një hetim më 22 prill.

Në këtë kuadër Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestimit të Özer duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

Anadolu” raporton se me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Ministria e Brendshme në një shkresë më 22 prill konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në vendin tonë.

Në këtë kuadër Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme.

Teksa vazhdojnë procedurat e hetimit të zhvilluara nga Prokuroria e Stambollit, janë në pritje rezultatet e kërkesave të Ministrisë turke të Drejtësisë për publikimin e buletinit të kuq dhe arrestimin të të dyshuarit në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë/ Policia turke arreston 62 persona, CEO i kompanisë dyshohet se fshihet në Tiranë 

Mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë/ Themeluesi i kriptomonedhës ‘THODEX’ arratiset me 2 mld dollarë, dyshohet se ka ardhur drejt Shqipërisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA