Situata nga Covid-19/ 202 persona në rrethin e Vlorës nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit

24/04/2021 12:39

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet e 25 Prillit, në rrethin e Vlorës do të mungojnë 202 persona për shkak të koronavirusit.

Në bashkinë e Vlorës, 53 prej tyre janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 127 të tjerë janë kontakte të tyre, të cilët janë të izoluar.

Në bashkinë Himarë për shkak të covid 19 nuk do të marrin pjesë 7 persona, 2 prej tyre aktiv dhe 5 kontakte  të të infektuarve. Në bashkinë Selenicë 4 persona janë të prekur me koronavirus ndërsa 11 janë persona kontakti.

Kështu në tri bashki të rrethit të Vlorës në total 59 persona aktiv me virusin dhe 143 persona të kontaktit me të infektuarit,do të jenë të izoluar e pa të drejtë vote si pasojë e covid 19.

Ndërkohë mësohet se këto të dhëna  do t’i përcillen Operatorit të kujdesit shëndetësor, i cili do t’i kalojë në në  Drejtorinë  Vendore të Policisë dhe do të jetë  kjo e fundit  që do të njoftojë  qendrat e votimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA