Ka nisur shpërndarja e bazës materiale nëpër qendrat e votimit në bashkinë Kukës, ku kanë të drejtë vote afro 84.000 qytetarë.
Shpërndarja e bazave materiale përfshi këtu kamerat e sigurisë dhe aparaturat elektronike për identifikimin e votuesve ka nisur të shpërndahet në orën 10:00 të kësaj paradite. Procesi ka qenë i qetë ndërsa forcat e policisë janë kujdesur për sigurinë e tij. Në bashkinë Kukës më 25 prill do të hapen 73 qendra votimi ndërkohë që numri i votuesve është mbi 44 mijë.
Vetëm në qytetin e Kukësit janë 24 qendra votimi me më shumë 19 mijë votues . Edhe ne Has e Tropojë ka nisur shpërndarja e bazës materiale ne qendrat e votimit, pohon prefekti Zenel Kuçana. Baza materiale do te perfundojë se shpërndari mbrëmjen e sotme.
Janë ngritur tre zona të administrimit të votimit, përkatësisht KZAZ 11 me 74 qendra votimi e 44881 votues në Kukës, KZAZ 10 në Has me 28 qendra votimi me 16128 dhe në KZAZ 9, në Tropojë me 40 qendra votimi e 220018 votues.
Afro 84 mijë banorë të qarkut Kukës kanë të drejtë vote. Në tre bashkitë janë 141 qendra votimi, tre KZAZ dhe tre vendnumërime të votave. Kukës, 44 mijë votues, 75 qendra votimi. Tropoja 22 mijë votues, 40 qendra Votimi. Hasi 16 mijë e 1928 votues, 28 qendra Votimi.
Në zgjedhjet e 4 viteve më parë në bashkinë e Kukësit kanë marrë pjese 23 mijë votues nga 44 mijë me të drejtë vote. Në bashkinë Tropojë kane votuar 10 mijë e 709 votues nga 23 mijë 871 me të drejtë vote. Në bashkinë Has kanë votuar 8 mijë e 200 nga 16 mijë e 128 votues. Në zgjedhjet e vitit 2017 në Kukës morën pjesë në zgjedhje 53% e votuesve, të cilët i dhanë një fitore Partisë Demokratike me 47% të votave, ndërsa PS mori 44% dhe LSI, 7%.
Partia Socialiste pësoi një rritje të fortë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin. Në këtë qark zgjidhen 3 deputetë dhe historikisht, PD ka marrë shumicën.
Top Channel