Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Konispol, zëvendësohen 7 komisionerë

24/04/2021 16:54

Në KZAZ-në 19, në Konispol janë zëvendësuar 7 komisionerë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare.

Në 16 qendrat e votimit të Konispolit kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore.
Ndërkohë, janë zëvendësuar 5 komisionerë të caktuar nga LSI dhe 2 komisionerë nga PD.

Edhe në Konispol, pritet të ketë pjesëmarrje të ulët të votuesve, për shkak të karantinës 2 javore që duhet të bëjnë të gjithë shtetasin që vijnë nga Greqia, në një kohë kur shumë nga banorët e zonës janë emigrant në shtetin fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA