Masakra në Nice/ Gruaja e shqiptarit Endri Elezi kundërshton ekstradimin në Francë: Ne nuk jemi terroristë!

24/04/2021 11:16

Gruaja e shqiptarit Endri Elezi, i cili dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit terrorist në Nice të Francës ka deklaruar se do të kundërshtojnë ekstradimin në Francë.

28-vjeçari u arrestua nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

“Ne nuk jemi terroristë, të gjithë duhet ta dinë në Sparanise”, është deklarata e fortë e Denisës, gruas së Endri Elezit. Gruaja, e tronditur nga arrestimi dhe akuza për terrorizëm ndaj burrit të saj, “dëshiron të sigurojë ata që mendojnë në Sparanise, se terroristët nuk po fshihen mes tyre”, shpjegon avokati Fabozzi, raportojnë mediat e huaja.

Elezi jetonte me gruan dhe djalin e tij në Via Solimene, rruga qendrore e Sparanise. “Ne do të kundërshtojmë ekstradimin në Francë, Endri Elezi nuk është përgjegjës për masakrën e veprave terroriste”, tha avokati Francesco Fabozzi.

Avokati i 28-vjeçarit shpjegon se “për momentin dokumentacioni me kundërshtimet e bëra nga prokuroria e Parisit kundër Elezit nuk ka mbërritur ende nga Franca; dosja do të mbërrijë e përkthyer siç duhet në mes të javës së ardhshme. Tani për tani mund të them vetëm se Elezi po akuzohet për krim të mbajtjes pa leje të armëve të luftës, por nuk ka asnjë akuzë për masakër ose krime të tjera në lidhje me terrorizmin”.

Ndërsa seanca dëgjimore në Gjykatës së Apelit në Napoli në të cilën do të diskutohet ekstradimi do të mbahet më 6 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA