Krijonin dokumente shëndetësore të rreme kundrejt pagesës, arrestohet 51-vjeçari, një tjetër në kërkim

24/04/2021 15:52

Një shtetas, që banon në Zvicër është arrestuar, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shpërndante dokumente të rreme shëndetësore.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi :

L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA