Fitore shprese për Kolnin 2-3 në fushën e Augsburgun në garën për mbijetesën në Bundesligë. Skuadra e trajnerit Funkel shpërtheu me 3 gola brenda 33 minutave lojë, një epërsi që i mjaftoi për të marrë maksimumin e pikëve në këtë duel që vlen për qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Duda zhbllokoi takimin që në minutën e tetë, por avantazhi u thellua me dy gola të tjerë të shënuar në minutat 23’ dhe 33’ nga Kainz dhe sërish Duda.

Në pjesën e dytë vendësit tentuan përmbysjen dhe iu afruan me finalizimet e Gumny-t dhe Vargas, por në minutat e fundit Kolni u mblodh mirë në gjysmëfushën e tij duke mos lejuar pësimin e një tjetër goli. Me këtë sukses Kolni lë pas në renditje Herthan, por berlinezët kanë tri ndeshje më shumë në dispozicion për të zhvilluar. Ndërsa Augsburgu pas javës së 31-të mbetet vetëm katër pikë larg zonës play off.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA