Kërcënohet me vdekje gazetari investigativ Kostas Vaksevanis                                

24/04/2021 18:11
In this Monday, Oct. 29, 2012 photo journalist and magazine publisher Costas Vaxevanis makes statements outside a court in Athens. Vaxevanis was acquitted on Thursday, Nov. 1, 2012 of breaching privacy laws by printing a list allegedly naming Greeks with bank accounts in Switzerland. The list has touched off a fierce debate in the nearly bankrupt country after governments failed to use it to check for possible tax evasion by rich depositors. (AP Photo/Eurokinissi) GREECE OUT

Kostas Vaksevanis, gazetari I njohur investigativ dhe botues i gazetes “Documento”, me anë të një publikimi në media sociale pretendon se është kërcënuar me vrasje.

Ngjarja vjen vetëm dy javë pas vrasjes mafioze të gazetarit grek të kronikes së zezë Jorgos Karaivaz , dhe menjëherë prokuroria në Athinë ka filluar një hetim për këtë çështje.

Vaksevanis ka njoftuar prokurorinë se ekziston një “kontratë vdekje” kundër tij të cilën do ta ekzekutojnë persona të botës së krimit ,ndaj dhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis, ka marrë masa të menjëhershme shtesë për mbrojtjen e tij.

Mbështetjen për kolegun të cilit i rrezikohet jeta, ka shprehur Unioni i gazetarëve të Athines ESIEA që u kërkon autoritetet kompetente të prokurorisë dhe policisë të hetojnë çështjen,ta mbrojnë atë, ndërsa ka informuar Federatën Evropiane të Gazetarëve”.

Gazetari thotë se orët e fundit ka marrë një telefonatë nga një person i cili i ka përcjellë informacionin në lidhje me ekzistencën e një “kontrate vdekjeje” kundër tij.

Sipas këtij informacioni,Menios Furthiotis , një botues dhe prezantues që kohët e fundit është denoncuar se mashtronte Ministrinë e Financave duke marrë shuma të majme nga ndihmat e pandemisë ,ndërsa ruhej edhe me 12 policë të shtetit pasi shtirej si i kërcënuar nga ekstremistët e majtë, ka kërkuar nga vrasës me pagesë, që të kryejnë një atentat të rremë duke qëlluar shtëpinë e tij, në mënyrë që të rimerrte përseri mbrojtjen e policisë së shtetit dhe se brenda kësaj kontrate ishte edhe zhdukja fizike e gazetarit Kostas Vaksevanis.

Atentati i rremë u krye vërtet  disa ditë më parë kur një person i armatosur me kallashnikov ka qëlluar muret e jashtme të shtëpisë se prezantuesit Furthiotis dhe më pas është larguar. Kjo ngjarje ne fillim nuk është marrë seriozisht as nga policia dhe as nga mediat .

Por para një jave, një prej grupeve policore të ndërhyrjes së shpejte DIAS në lagjen Ekali ka zbuluar dy persona të armatosur, që në përpjekje për t’i arrestuar kishin qëlluar me armë dhe ishin larguar, ndërsa kishin në plan atë ditë të ekzekutonin Vaksevanis. Sipas këtij të fundit , edhe para  9 vitesh një grup i udhëhequr nga një ish spiun i Shërbimit të Fshehtë të Greqisë EYP, ka synuar ta shfaroste.

Në publikimin e tij gazetari investigativ thekson se ne se i ndodh diçka ,përgjegjësia do të bjerë mbi organet policore. Me gazetën e tij “Documento” Vaksevanis ka kryer shumë investigime, ndërsa është një nga më kritikët e qeverisë Mitsotakis duke sjellë shpesh herë publikime ndaj ministrave të qeverisë konservatore në lidhje me tenderat publike, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

“Unë e di, si shumica e grekëve, që  jetojmë në një shtet të korruptuar, të cilit nuk mund t’i besojmë. Vetëm javën e kaluar, ne kishim një faqe të parë tek” Documento” shkrim rreth mafies së përbërë nga oficerë dhe ekzekutorë të korruptuar të policisë, për rrugët që lidhin kanalet e nëndheshme të krimit me katet e larta te pushtetit. Nuk pres asgjë nga policia, megjithëse do jete plotësisht përgjegjëse për ato që do me ndodhin mua, familjes time ose njëqind punonjësve në “Documento”, të cilët nuk luftojnë për jetesë, por kundër korrupsionit”,  shkruan midis te tjerash Vaksevanis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA