24/11 22:56
Në Iran, 374 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 18.230 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 2.377.039, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 69.120.
Ministria theksoi se 5.156 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.863.405.
Deri më tani, vendi ka kryer 15.078.540 teste.
Në vend deri më tani 584.736 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, kurse 157.258 dozën e dytë.
Top Channel