Incident në Divjakë, mbështetësja e PD: Më dhunuan se filmova një takim fushate
24/04/2021 15:10
Një simpatizante e Partisë Demokratike në Divjakë akuzon për dhunim shefin e komisariatit Altin Shehu.
Elsa Bita ishte duke filmuar një aktivitet të kandidatit të PS, Erion Brace për të cilin PD e Divjakës pretendon se po organizohej me punonjës të administratës në ditën e heshtjes zgjedhore.
E shtruar në spitalin e Lushnjes, me fraktura në gju e krahë, Bita tregon se në përpjekje për t i marrë telefonin e ka dhunuar shefi i komisariatit.
Kreu i PD në Lushnjë i bën thirrje SPAK ta hetojë këtë ngjarje.
Top Channel