Këshilli i Ministrave në Itali vazhdon me masa te rrepta anti Covid.

Deri më 30 Prill nuk lejohet asnjë lëvizje midis rajoneve. Grila të ulura për bare dhe restorante, rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove do të jetë në një datë të mëvonshme, zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit.

Në këto kushte Italia vazhdon të jetë e mbyllur edhe për Shqipërinë, por çfarë pritet të ndodhë me lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e Adriatikut në kushtet e Pandemisë?
Kur parashikohet dhe si mund të ndodhë që familjet shqiptare të bashkohen me të afërmit e tyre që jetojnë në Itali?

Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri në një intervistë ekskluzive për “Hipokrati”. Vazhdimi i pandemisë dhe rritja e rasteve me koronavirus kanë rritur ndjeshëm importin e ilaçeve edhe në tre mujorin e parë të këtij viti.
A është modifikuar klientela farmaceutike në këto kohë Covidiane?

Cilat janë ato medikamente që u sugjerohen italianëve për të konsumuar në kohë Pandemie?
Si po ecën vaksinimi masiv i banorëve të Romës në stacionin hekurudhor të Terminit nga Kryqi i Kuq Italian?
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA