Sot Gjykata Administrative e Apelit ka shpallur një vendim të marrë nga gjyqtari Ardian Dvorani në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pasi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të gjithë personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të karantinohen dy javë dhe nuk mund të dalin nga shtëpia dhe as do të lejohen të kthehen pa kaluar dy javë, LSI kërkoi anulimin e vendimit.
LSI paraqiti kërkesën në gjykatën Administrative dhe në Apel kërkesa ra në dorën e gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili sot vendosi të mos pranojë kërkesën dhe kundër këtij vendimi brenda pesë ditësh nga e nesërmja e shpalljes së vendimit me gjithë arsyetimin.
Ky vendim mban në fuqi detyrimin që çdo person që vjen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë i mbyllur në një banesë për 14 ditë.
Emrat e personave që hyjnë merren nga policia e cila do t’i ndalojë në rast se thyejnë karantinën apo duan të rikthehen nga vendet që erdhën.
LSI e komentoi këtë vendim si përpjekje e qeverisë për të penguar hyrjen e shtetasve shqiptarë emigrantë në Greqi për të votuar në Shqipëri më 25 Prill.
Top Channel