Videolajm/ Eva Dumani, përqafimi i parë me nënën dhe vëllanë pas ardhjes nga Siria
Policia ka arrestuar dje K.H., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.
Ndërsa policia në Poliçan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.M., 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psiokologjike ndaj babait të tij.
Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan në flagrancë shtetasit P.Ç., 29 vjeç dhe A.L., 27 vjeç, të dy banues në Poliçan, si dhe u proçedua penalisht shtetasi B.D., 25 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Këta shtetas në lagjen Pronovik, Poliçan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L.M., një sasi paketash dhe pije alkolike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel