Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë duke blerë vota. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se gjatë kontrollit në makinën e tyre po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA