Vrasja në Elbasan/ Sulo: Kemi ende një gjuhë të lidhur, elektorati gri është i trembur

23/04/2021 21:54

Gazetari Denis Dyrnjaja dhe analisti Arjon Sulo kanë komentuar në “Open” ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan dhe reagimin e partive politike.

Dyrnjaja komentoi qetësinë e mazhorancës dhe zhurmën e opozitës, ndërsa Sulo i cilësoi partitë si të trembura ndërsa vijon të ketë një gjuhë të lidhur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Dyrnjaja: Kemi dy panorama. Atë të mazhorancës që shfaqet e qetë dhe duket gati gati e pabesueshme dhe duket sikur reflekton fitore. Nga ana tjetër ka nervozitet për të mbrojtur mohimin e fitores dhe sheh realitetin e humbjes së radhës.

Sulo: Vrasja bëri që po të shikoje reagimin e dy palëve ishin të trembura dhe nuk i drejtoheshin as njëra as tjetra me emra konkret ngjarjes. Edhe sot kemi një gjuhë të lidhur të tyre se përveç se e dinë se kanë përgjegjësi politike e penale për ngjarjen, tjetra është që elektorati gri është i trembur me këtë vrasje. Nuk kanë dashur as ta zgjidhin. Mjafton të hyjë policia dhe të pastrojë situatën. Kjo i ka stopuar të gjitha palët.

Dyrnjaja: Ka një pikëpyetje të madhe dhe nuk dihet si do të jetë reagimi i këtyre grupeve të mëdha më 25 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA