Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë.
Person i identifikuar si B. Gj, së bashku me 3 të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H. . Në largim e sipër njëri prej 3 të paidentifikuarve dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, pasi ndodhi disa minuta pas mbylljes së fushatës nga ana e partive politike në vend.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H. Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel