Pas përmbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” duke sulmuar sërish Ilir Metën.

I pyetur nëse është një nga fushatat më të tensionuara pas vitit 1997, Rama tha se Meta është hedhur pa parashutë nga dritarja e Presidencës dhe është burimi më i madh i rritjes së tensionit.

Rama: Jo nëse nuk do të konsideroja komponentin absurd që ka fushata, Ilir Meta i hedhur pa parashutë nga dritarja e zyrës në Presidencë mu në mes të fushatës që është burimi më i madh dhe më i pranishëm i rritjes së tensionit dhe sigurisht nëse nuk do të konsideroja dhe këtë që ndodhi në fund që është rezultat i kësaj strategjie tensioni i projektuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Luarasi: Meta është zgjedhur president me votat e mazhorancës tuaj. Keni thënë që doni një president nga opozita. A ju duket që ka qenë eksperiment i dështuar?

Rama: Nuk ka qenë eksperiment, por zgjedhje e imponuar. Kur e kemi zgjedhur, opozita nuk ka qenë në sallë. Meta është zgjedhur president me votat e tij. Nuk po them që ka qenë e imponuar në kuptimin që e kam pasur parasysh se cfarë do ndodhte, ka qenë e imponuar nga numrat duke pasur parasysh ecurinë e karrierës së tij. Kam qenë i bindur që ne do fitonim zgjedhjet vetëm dhe Meta do kishte një moment të rrotullimit të hënës dhe e dija që do ishte pranë opozitës, por deri këtu jo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA