Rama flet nga Vlora: Ku lidhet Mit’hat Frashëri me Leskon me kanotierë e me barkun jashtë që rrihet lokaleve?

23/04/2021 20:19

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për mbylljen e fushatës elektorale, ku nuk i ka kursyer ironitë për Bujar Leskaj dhe videon e famshme ku shfaqet me kanotierë në një lokal duke bërë mundje.

“Do ia lini Vlorën Leskos që rri me barkun jashtë dhe rrihet lokaleve”, ishte pyetja e Ramës për të djathtët e Vlorës, të cilëve i kujtoi edhe njëherë se në mandatin e tretë ka programuar të bëjë portin dhe aeroportin e këtij qyteti.

Edi Rama: Me Lulzimin nuk ka lekë, por vetëm kërkesë më jepni votën dhe takimin jua lë tek tramvaji i Tiranës. Në Vlorë mund të ketë të djathtë, pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin o të marrë? Po ku lidhet Mit’hat Frashëri me Leskon me kanotierë e me barkun jashtë që rrihet lokaleve?

Atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën, fëmijët tuaj? Ç’do ju mësojë Lesko? Bingot, bixhozin, rakinë, vjedhjet, hiletë, pabesinë? Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me këta? Të jesh i djathtë, pasardhës i Ballit të kuptoj por të thuash do vesh me Leskon, përse do vesh për pula, raki apo ullinj?

Doni që Vlora të ngjitet më lart, që është gati të hapë një portë nga qielli e nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve. Unë e di që ju mezi prisni të vijë e diela, e kam me të djathtët e Vlorës. Jam unë më i pakënaquri se po të isha i kënaqur nuk vija këtu, nuk e gjeja forcën t’i thoja zemrës po plas, punë e madhe, t’i thoja mendjes, çfarë thua, pusho, në asnjë mënyrë se Shqipëria duhet të ngjitet në majën që Zoti e ka dashur kur e bëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA