Një police femër ka vdekur sot pasi u qëllua me thikë në qafë nga një sulmues brenda stacionit të policisë ku punonte.
Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga të paktën një prej kolegëve të viktimës.
Sulmuesi kishte hyrë i armatosur në stacionin e policisë së Rambouillet, pranë Parisit sot rreth orës 2.30 pasdite.
Policia tha se menjëherë pas vërshimit brenda ai kishte thërritur “Allahu Akbar” teksa nisi sulmin vrasës
Burimet e të përditshmes Le Parisien thanë se oficerja e ndjerë ishte e papërgatitur dhe sapo ishte kthyer nga pushimi i drekës.
Viktima vdiq prej plagëve me thikë.
Mediat thanë se sulmuesi u godit nga dy plumba të qëlluar nga oficerët e policisë.
Sulmuesi besohet se është një tunizian që ka ardhur në Francë në vitin 2009, sipas Le Parisien.
Minsitri i brendshëm francez Gerald Darmanin tha në Twitter: “Një oficere policie ishte viktimë e një sulmi sot në stacionin e policisë në Rambouillet.”
Ngjarja po hetohet nga prokurorët e Versailles që thanë se nuk e po e trajtojnë si incident terrorist.
Informacionet jane ne perditesim.
Top Channel