Nga Galipoli në Ukrainë, fotot e ripunuara me ngjyra sjellin vdekjen e tmerret e ushtarëve në Luftën I Botërore (galeri)

23/04/2021 21:20

Realitetet mizore të Luftës së Parë Botërore që janë dëshmuar nga ushtarët në të gjithë botën, janë risjellë sërish në fokus në një seri fotografish të ripunuara me ngjyra në mënyrën më të duruar dhe realiste.

Në imazhe shihen luftëtarë britanikë në llogoret e ferrit, dhe kavaleria indiane përkrah tyre në betejën e Somme në 1916.

Të tjera imazhe mahnitëse sjellin ushtarë kanadezë në Betejën e Amiens në 1918 në Francë, “fuzilierët” britanikë në barkat e betejës së Gallipoli pranë Turqisë në 1915, ose valën e dytë të trupave të Rusisë që presin të mësyjnë në Ukrainë në 1917.

Fotot origjinale bardhë e zi janë ngjyrosur me dhimbje e dashuri nga elektriçisti uellsian Royston Leonard, 56 vjeç nga Kardifi.

Ai tha: “Këtë e bëra për të kujtuar gjeneratat e humbura nga të gjitha pjesët e botës, që ishin aq të rinj dhe u zhdukën në miliona. Prandaj ne nuk duhet të lejojmë kurrë që kjo të ndodhë përsëri. E kemi bërë këtë dy herë, prandaj ju nxis t’i shikoni fotot dhe më pas të vendosni vetë”.

Në Luftën e Parë Botërore gjetën vdekjen 9 milionë luftëtarë dhe 13 milionë civilë, dhe ajo ishte kontribuese për pandeminë e gripit spanjoll në 1918, që vrau 50 deri në 100 milionë njerëz.

FOTO GALERI
10/23
Skuadroni ajror i 50-të i SHBA, pozon për foto në aerodromin Clermont-en-Argonne në France në 1918.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA