Kryetari i komunës së Tuzit në mbështetje të PS: Sikur të kisha të drejtë vote do votoja për Edi Ramën!

23/04/2021 20:49

Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj ka dalë në mbështetje të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjeloshaj shkruan se vetëm kryeministri Rama i është përgjigjur thirrjes së shqiptarëve të Malit të Zi për ndihmë dhe kontribuuan që Tuzi të jetë i pavarur.

“Urime fitoren dhe nga e hëna e mbrapa,punoni të bashkuar, të forconi Shqipërinë edhe më shumë, e atëherë punoni edhe për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë!”, shkruan më tej në postim Gjeloshaj.

Postimi i plotë:

“Unë nuk jam me bindje i majtë, nuk jam Socialist! Një gjë e di se sikur të kisha të drejtë vote, do të votoja për Edi Rama, për mikun tim Erion Veliaj, Pandeli Majko, Elisa Spiropali… të mos ishte asnjë arsye tjetër, këta së bashku me Ditmir Bushati ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot.

Shumë qeverive u jam drejtuar për ndihmë drejtpërdrejt, e vetëm këta iu përgjigjën lutjes time dhe puna u krye!
Urime fitoren dhe nga e hëna e mbrapa,punoni të bashkuar, të forconi Shqipërinë edhe më shumë, e atëherë punoni edhe për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë!!
NGJ”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA