Ekskluzive! Video e krismave në Elbasan. Në vendin e ngjarjes duken së bashku policët dhe personat në konflikt

23/04/2021 15:41

Polici dhe prokuroria e Elbasanit ka arrestuar të gjithë anëtarët e grupit të gatshëm, një prej të cilëve i armatosur që u përfshinë në incidentin ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Ndërkohë që janë në kërkim disa persona përfshi edhe Klement Xhaferrin ndërkohë që në zonën e incidentit janë kërkuar filmime nga kamerat e sigurisë për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Deri më tani thuhet se nuk ka patur video por në redaksinë e Top Channel ka mbërritur një video shumë e shkurtër e regjistruar fare rastësisht nga kalimtarët.

Në këtë video në fillim duken njerëzit e grumbulluar në rrugë, policë të shqiponjave, anëtarët e grupit të gatshëm të PD dhe makinat e tyre dhe në një moment dëgjohen të shtëna me armë.

Video nuk tregon se në drejtim është qëlluar por duken njerëzit që largohen të panikosur nga gjithçka që po ndodhte.

Nga këto krisma në fakt është vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona përfshi edhe një punonjëse e policisë. Gjithçka ka ndodhur në syrin e policëve dhe dy drejtuesve të lartë të saj, si dhe të qindra dëshmitarëve.

Le ta shohim edhe njëherë këtë pjesë të shkurtër të videos:

Top Channel