COVID-19, Kosovë/ Tetë humbje jete dhe 356 raste të reja në 24 orët e fundit

23/04/2021 16:52

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 356 raste të reja dhe 8 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se dy viktima janë regjistruar në Kamenicë dhe nga një në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar edhe 3.146 mostra të dyshimta, prej të cilave 356 kanë dalë pozitive në koronavirus. Pra, 11 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 680 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 11.034.

Përfshirë edhe këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, që nga marsi i vitit 2020, ka arritur në 103.480, prej të cilëve 90.328 janë shëruar ndërsa 2.118 kanë vdekur.

Top Channel