Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish faktin që do të largohet nga politika nëse nuk e merr mandatin e tretë të plotë.
Në emisionin “Open” tha se nëse nuk është e plotë, PS do të vendosë se çfarë do të bëjë, por jo me Ramën kryeministër.
Ndërsa për deklaratën e Metës se pas orës 00:00, Rama nuk është më kryeministër, e mbyll detyrën e tij dhe është veç një kujdestar.
Sulo: Nga ora 00:00, Meta ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por kujdestar.
Rama: Parlamenti i ri, vjen qeveria e re. Kjo është thjesht për sqarim se nuk do vijë fare ky.
Sulo: Çfarë do bëni nëse humbisni?
Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Hollandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.
Sulo: As kryetar i PS?
Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist. Një kryetar organizate në Surrel mund ta bëja sepse në PS do të jem derisa të kem frymën dhe PS do t’i shërbej me ato që di e mundem. Kam dhe një jetë të tretë unë, kjo është e dyta.
Top Channel