Abilekaj komenton pazaret e LSI për blerjen e votës: U kapën me presh në duar! Drejtësia ta shpallë fajtor

23/04/2021 17:20

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar fenomenin e blerjes së voës në “Breaking” në Top News duke thënë se është krimi më i keq që mund t’i ndodhë Shqipërisë.

Sa i përket videos ku kandidati i LSI Etjon Joka blen votat në Tiranë, Abilekaj thotë se duhet të shpallet fajtor e të mos jetë fare në listën e LSI-së. Ndër të tjera e cilëson si luftë për pushtet dhe thekson se partitë duhet të bëjnë thirrje që të mos shiten vota jo të akuzojnë njëra-tjetrën.

Enton Abilekaj: Janë llogaritë e këtij korrupsioni kaq të përhapur në këtë vend. Nëse vota është e vlefshme 20 mijë lekë, nuk ka asnjë vlerë.

Ky është krimi më i keq që mund t’i ndodhë Shqipërisë. Më kanë thënë që e ka mohuar, por nuk ka çfarë të mohojë. Drejtësia duhet ta shpallë fajtor dhe nuk duhet të jetë fare në listën e LSI-së. Duhet të bëjë thirrje secila parti që të mos shiten vota. Kemi tre parti që akuzojnë blerjen e votës dhe nuk bëjnë thirrje. Kemi parë deri tani dy parti m e fakte, PS dhe LSI, të cilat janë kapur me presh në dorë duke blerë votën.

Këto nuk janë shaka, janë luftë për pushtet që tregojnë se ato parti që e bëjnë këtë, nuk e duan pushtetin për t’i shërbyer vetes, por për t’i shërbyer të tjerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA