Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar çfarë dëshmoi Arbër Paplekaj në polici pasi u vetëdorëzua për vrasjen e ndodhur në Elbasan.
Burime për të bënë me dije se Arbër Paplekaj ka deklaruar se arma e tij është me licensë, ka shtirë në vendin e ngjarjes por nuk ishte në dijeni nëse kishte kryer vrasje, ndaj pret që të bëhen hetime për të zbardhur dinamikën e veprimeve të ndodhura në Elbasan.
Ndërsa për viktimën Pjerin Xhuvani, Basha thotë se nuk do ishte i vdekur nëse policia dhe prokuroria do kishin bërë punën e vet.
Sulo: Pse doni të mbroni votën me armë dhe vrasje?
Basha: Nuk kishte armë. Ku e dini ju në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja? I keni të plota detajet e hetimit? Nuk i keni as ju as unë.
Sulo: Ka dalë se Arbër Paplekaj ka dalë dhe ka rthënë kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Basha: Je i pasaktë. Në deklaratën e parë, policia u tha që u arrestua, jo vetëdorëzua. Gënjeshtër. Të shohim cfarë ka ndodhur, presion i jashtëzakonshëm politik mbi policinë, mbi prokurorinë që të mos hetojë mbi bandat famëkeqe që kanë goditur punonjësit e policisë. Vrasja do të hetohet e do të zbardhet.
Vrasjen nuk e vendosim ne kush e ka bërë, por gjykata. Nuk i jap vetes atributin të jem dhe gjyqtar dhe kryeministër. Nga burimet e partnerëve strategjikë që e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-as, i shquar në Afganistan ku ka trajnuar dhe ka qenë në një prej misioneve dhe po ju them që ai është i vetmi i vetëdorëzuar dhe ka thënë, jam përfshirë, arma ime është me licensë, unë kam shtirë nuk di nëse arma ime ka vrarë apo jo dikë, por të lëmë balistikën ta zbulojë.
. Pse të mos marrim atë që e solli çështjen këtu. Nëse nuk do kishin bërë punën e vet policia dhe prokuroria, sot viktima nuk do ishte i vdekur. Të presim rezultatet e hetimit.
Top Channel