“Të lutem mos prishni qetësinë”/ Rama tallet me Metën në Fiks Fare: Pse i jepni raki te klubi afër?

22/04/2021 20:24

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Në një moment teksa po bisedonin, dëgjohet zëri i Metës që thotë “Të lutem mos prishni qetësinë” dhe nxiti menjëherë reagimin e Ramës.

Rama: Pse i jepni raki te klubi afër ju?

Dori: Është presidenti, ti e di besoj.

Rama: Ju i jepni raki se doni gallatë. Aaa tani filloi tu kërcy. Fillon kërcen bën dhe atë kshu (shqiponjën).

Devi: Ky që thua ti, i quan gjethe të kalbura këtë që keni marrë ju?

Rama: Me atë do merremi. Thuaji dëgjo vajzën, mos pi raki, shko në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA