Një raketë tokë-ajër e nisur nga Siria shpërtheu në jug të Izraelit, incident ky që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë të ndodhur shumë pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas.

Lajmi u njoftua nga ushtria izraelite. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur apo dëme materiale. Raportet ne mediat vendase tregojnë se raketa siriane mund të jetë lëshuar në drejtim
të avionëve izraelitë gjatë një sulmi ndaj objektivave në Lartësitë Goland, por e kapërceu avionin e mbërriti deri në zonën e Dimonas.

Shteti hebre u kundërpërgjigj menjëherë duke sulmuar sistemet e mbrojtjes ajrore në Sirinë fqinje, përfshirë edhe atë që nisi raketën. Në Siri sakaq, agjencia Shtetërore e Lajmeve njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit arriti të shënjestrojë e rrëzojë shumicën e raketave izraelite që shënjestruan zonat në periferi të Damaskut. Mediat izraelite ka thënë për javë të tëra se mbrojtja ajrore në zonën e Dimonas dhe portin Eilat në Detin e Kuq, po forcohen në pritje të një sulmi të mundshëm me raketa me rreze të gjatë veprimi ose me dron nga forcat e mbështetura nga Irani.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta rreth programit bërthamor të Teheranit dhe një rritje së fundmi të sulmeve me qëllime sabotazhi, për disa prej të cilave ata kanë fajësuar njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA