Prezantuesja televizive rrihet, thuajse përdhunohet nga sulmuesi seksual, në tren me të birin (fotot)

22/04/2021 16:45

Anastasia Lugovaya ka kujtuar sot në rrjetet sociale sulmin brutal të Vitaly Rudzko, nga i cili arriti të shpëtonte, por trembej për jetën e saj disa muaj me radhë.

Sulmuesi brutal që rrahu prezantuesen televizive dhe tentoi ta përdhunonte në tren, ka vdekur së fundmi në burg.

Anastasia Lugovaya, e cila prezanton në rrjetin televiziv ukrainas ‘Inter’, ishte duke udhëtuar nga Mariupol drejt Kyiv në trenin e natës me djalin e saj të vogël, kur ndodhi incidenti më 1 gusht 2020.

Sulmuesi i quajtur Vitaly Rudzko, i veshur vetëm në të mbathura, hyri në kabinen e saj private duke e rrahur, e tentuar të mbyste Anastasian.

Djali i saj nisi të ulërinte, dhe ajo bindi Rudzko që ta çonte në një pjesë tjetër të trenit.

Ajo u tmerrua kur pa një thikë në sedilje dhe kishte frikë për jetën e saj.

Anastasia shkruante: “Dëgjova djalin tim që qante, dhe mendova se ishte një mundesi për të shpëtuar. I thashë atij se duhet të ndaloja djalin që qante sepse mund të zgjonte të gjithë trenin. Ai pranoi por tha se do të kthehej përsëri. Unë u largova duke vrapuar nga vagoni, mora djalin dhe të dy vrapuam zbathur për të kërkuar ndihmë”.

Gruaja shtonte: “Shkova menjëherë te fatorinoja. Ajo po flinte dhe nuk e hapte derën. Trokita në dyert te të gjithëve. Shkova të fatorinoja e vagonit tjetër, por më në fund më shpëtoi një burrë.”

Rudzko u arrestua dhe u burgos,  por Anastasia vazhdonte të trembej për jetën e saj.

Sulmuesi vdiq në burgim më 13 prill para dhënies së dënimit.

Anastasia shkruante: “Nuk dua të bëhem shumë emocionale por kam jetuar në frikë gjithë kohës dhe nuk e dija çfarë do të ndodhte kur ai të dilte nga burgu, nëse do të më gjente apo nëse do të jetoja… tashmë frika vdiq bashkë me të.”

Anastasia ka paditur Hekurudhat e Ukrainës për incidentin.

FOTO GALERI
1/5
Anastasia Lugovaya ka kujtuar sot në rrjetet sociale sulmin brutal të Vitaly Rudzko

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA