Për të sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Elbasan Policia e Shtetit bashkë me prokurorët e çështjes kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Njëri nga prokurorët tha se nuk janë gjetur materiale zgjedhore në makinë pa targa, e cila është ndaluar nga përfaqësues të PD-së.

Sa i përket pyetjes së drejtuar nga gazetarja Anila Hoxha se cilët qëlluan të parët me armë, prokurori tha se kjo është ende sekret sepse cenon hetimin, duke theksuar se vijon sqarimi i të gjitha rrethanave.

Gjithçka nisi kur Mehmet Greca është ndaluar nga mbështetës të PD-së, sapo ata kanë parë se kjo makinë sipas tyre po  shpërndante karta ID dhe para. Pretendohet se nga krahu i majtë kanë ardhur mbështetës të Grecës.

Kujtojmë se nga përplasja e mbështetësve të dy partive më të mëdha në vend atë të PD-së dhe PS-së mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Efektivja e policisë, Xhensila Sota është në spitalin e Traumës bashkë me Emiljan Prengën dhe Pavlo Vuksanin, ndërsa Eltjon Bodinaku ndodhet ende në spitalin e Elbasanit. Sipas informacioneve, të katër janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA