Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina
Los Angeles Clippers vijojnë të shfaqin formë të mirë në këtë fazë të fundit të sezonit të rregullt të NBA-së. Skuadra kaliforniane, e udhëhequr nga Paul George, autor i 33 pikëve dhe 11 “rebound”, fituan 113-112 ndaj Portland Trail Blazers në një sfidë shumë të luftuar e që u vendos në sekondat e fundit, me McCollum që nuk mundi të realizonte në gjuajtjen e fundit, e cila do t’u jepte suksesin Blazers.
Edhe pse vazhdojnë të vuajnë mungesat e Kevin Durant e James Harden, Brooklyn Nets triumfuan 134-129 kundër New Orleans Pelicans. Sfidë kjo që anoi më shumë nga spektakli sesa nga loja mbrojtëse. Te Nets spikati me 32 pikë Kyrie Irving, ndërsa për të zotët e shtëpisë nuk mjaftuan 33 pikët e Zion Williamson.
Vjen fitorja e shtatë radhazi për New York Knicks, aktualisht të pestët me Konferencën e Lindjes, që iu imponuan 109-97 Charlotte Hornets. Vendimtar me 24 pikë RJ Barrett, ndërsa për Hornets më i miri rezultoi PJ Washington me 26 pikë. Atlanta Hawks vazhdojnë të tregojnë formë të mirë, duke fituar 112-96 ndaj Orlando Magic falë 25 pikëve Trae Young dhe “double-double” të Clint Capelas, që e mbylli takimin me 14 pikë dhe 19 “rebound”.
Sukses edhe për Minnesota Timberwolves përballë Sacramento King me rezultatin 134-120. Spikati me 28 pikë “rookie” Anthony Edwards, pa harruar edhe 26 pikë e 18 “rebound” të Karl-Anthony Towns.
Rezultatet:
Atlanta Hawks – Orlando Magic 112-96
New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 129-134
New York Knicks – Charlotte Hornets 109-97
Portland Trail Blazers – Los Angeles Clippers 112-113
Sacramento Kings – Minnesota Timberwolves 120-134
Top Channel