Biden për vaksinat: Tani do të ndihmojmë vendet e tjera!

22/04/2021 14:04

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to.

Pasi njoftoi se SHBA ka injektuar 200 milionë doza vaksinash kundër Covid 19, shefi i Shtëpisë së Bardhë u pyet se si mund të ndihmohen vendet e tjera.
Kemi filluar përpjekjet për ta bërë një gjë të tillë. Kemi dhënë një sasi. Tani do të shohim se çfarë do të bëjmë me disa nga vaksinat që nuk po i përdorim. Ne duam të garantojmë që t’i dërgojmë ato në mënyrë të sigurt dhe shpresojmë të jemi në gjendje të ndihmojmë vendet në gjithë botën”, u shpreh Biden.

Biden sqaroi se e kishte diskutuar këtë temë për rreth gjysmë ore në një telefonatë me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.”Kemi ndihmuar atje në një farë mase dhe do të përpiqemi të ndihmojmë edhe më shumë”, u shpreha i, duke shtuar se ka besim që mund të ndihmojnë edhe vende të tjera. Administrata e Biden ka investuar 4 miliardë dollarë në programin global të vaksinave COVAX për të ndihmuar me furnizimin e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe është zotuar t’u dërgojë miliona doza të AstraZenecas, të cilat nuk janë ende të autorizuara për t’u përdorur në Shtetet e Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës fqinje.

Komentet e Biden për ndihmë shtesë për vendet e tjera u bënë pasi ai lexoi një deklaratë të përgatitur ku njoftoi se SHBA kishte realizuar një objektiv që nuk e ka bërë asnjë vend tjetër gjatë pandemisë së koronavirusit dhe as në ndonjë fushatë të mëparshme vaksinimi për viruse: administrimin e 200 milionë dozave brenda 100 ditëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA