Biden “i shpall luftë” Turqisë: Do ta njoh gjenocidin armen!

22/04/2021 17:35

Në një lëvizje që pritet ta tërbojë Ankaranë, presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet sipas raporteve në mediat e huaja, të kthehet në të parin kryetar shteti të SHBA-së që do të njohë genocidin kundër armenëve nga ushtarët otomanë gjatë luftës së parë botërore.

Kjo lëvizje, edhe pse në masë të madhe simbolike, me shumë gjasë pritet t`i acarojë akoma më shumë lidhjet e brishta mes Washingtonit dhe Ankarasë. Për dekada me radhë, Washingtoni është treguar i kujdesshëm me gjuhën e përdorur për këtë çështje, duke qenë se Turqia, që nuk e pranon gjenocidin, është treguar aggressive ndaj deklaratash të tilla. port re burime pranë Bidenit thonë se ai me shumë gjasë do ta artikulojë qartë fjalën “genocide” gjatë një deklaratë që pritet të bëjë në 24 prill, në ceremonitë e përvitshme përkujtimore në nder të viktimave.

1.5 milionë armenë u vranë në vitet e fundit të perandorisë osmane. Biden e kishte pohuar që përpara se nëse zgjidhej presidenti, njohjen e gjenocidit armen do ta shihte me prioritet. Të tjera burime te cituara nga Reuters thonë megjithatë se presidenti amerikan mund të lëkundet në minutën e fundit e të tërhiqet, me qëllimin të mos i dëmtojë akoma edhe më shumë relatat me Turqinë. Në 2019-tën, të dyja dhomat e kongresit amerikan miratuan një rezolutë që i pranonte vrasjet si genocide, por administrate e Donald Trumpit e hodhi poshtë, çka i lejoi të ruante një marrëdhënie të mirë me Rexhep Tayip Erdoganin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA