Autoritetet në Rusi thanë sot se kanë arrestuar një burrë të akuzuar se ka hedhur nga dritarja prej 6 metrash lartësi një punonjëse seksi , pasi ishte “i pakënaqur me shërbimet e saj”.
28-vjeçari kishte ftuar vajzën 24, emigrante nga Kenia, në shtëpinë e tij në rajonin perëndimor rus Kaluga.
I identifikuari vetëm si Aleksandr, raportohet se me pas i kishte kërkuar asaj t’i kthente gjysmë e parave që kishte paguar për shërbimet, duke thënë se ‘aftësitë e saj nuk plotësuan pritshmëritë.’
Në kundërpërgjigje, gruaja kishte nxjerrë nga çanta të gjitha paratë që ai i kishte paguar dhe ia hodhi në fytyrë, raportonin mediat vendase.
Pas kësaj burri e kishte shtyrë atë jashtë nga dritarja rreth 7 metra mbi tokë.
Rezidentët e pallatit të apartamenteve ku ndodhi incidenti kishin njoftuar ambulancën dhe autoritetet kur dëgjuan ulërimat e tmerrit.
Vajza ishte dërguar në spital me fraktura në këmbë dhe në kurriz. Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmisë së vajzës, Aleksandr e sulmoi qëllimisht duke e shtyrë jashtë nga dritarja e dhomës.
Policia ka nisur një hetim për tentativë vrasjeje kundër Alexander i cili pretendon se “nuk kishte si qëllim të lëndonte ose të vriste viktimën”.
Policia ka publikuar një video ku një burrë që besohet se është Aleksandr, i shpjegon oficerëve: “I kërkova të më kthente gjysmën e parave për shërbimin e saj. Por ajo i mori paratë dhe mi hodhi në fytyrë. Unë e shtyva dhe ajo aksidentalisht ra nga dritarja”.
I dyshuari është lënë në paraburgim dhe përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor. Hetimet vazhdojnë.
Top Channel