Arrestohen grupi i ish-policëve të PD/ Hoqën pa të drejtë lirinë e personave që ndaluan në Elbasan

22/04/2021 19:43

Ish oficeri i forcave RENEA, Arbër Papleka, u arrestua për tre vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes në rrehtna cilësuese e Pjerin Xhuvanit dhe heqja e paligjshme e lirisë e Mehmet Grecës, që një ditë me parë po udhëtonte me një automjet pa targa.

Greca sipas veprimeve të para hetimore u mbajt peng pasi sipas asaj që mbështetësit e PD njoftuan në sallën operative të policisë ai po shpërndante para dhe po mbante kartat ID.

Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga Arber Papleka dhe të tjerë, pjesa me e madhe ish oficerë e ish ushtarakë dhe që nuk janë banorë te qarkut te Elbasanit.

Te dhjetë ata u arrestuan, kurse nga krahu tjetër i mbështetësve te Grecës dhe te Partisë Socialiste u prangos vetëm Eldjo Bejko për akuzën e veprimeve qe pengojnë zbulimin e te vërtetës. Klement Xhaferri u shpall në kërkim per akuzën e vrasjes ne rrethana cilësuese te mbetur ne tentative.

Ata po udhëtonin me këtë makinë me automjete me logon e PD, kurse për mjetin pa targa policia dhe prokuroria këmbëngul se nuk u gjetën materiale zgjedhore.

Të gjithë te shoqëruarit, përfshi banorë dhe dëshmitarë okulare por edhe oficerë policie kanë dhënë dëshminë e tyre që konsiderohet me interes për hetimin, ashtu sikurse edhe kamerat e sigurisë prej te cilave nuk u përfitua asnjë e dhënë domethënëse për hetimin e ngjarjes qe preku zgjedhjet e 25 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA