Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të mërkurë në Elbasan, ku u ekzekutua shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 personave të tjerë.
Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit.
Gjatë një konferencë për media, Presidenti Meta ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje të rëndë dhe tha se gjithë ky tension ka ardhur nga Edi Rama, pasi sipas tij Kryeministri ka “tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
“Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do i jepte porosi Damianit tërmet. Ku ndodhi ngjarja në Kavajë. Ndodhi në zyrën elektorale të PD, ky hyri drejtori i policisë së Rilindjes. Në Elbasan herën e kaluar, për këtë rast nuk mund të them, por pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan. Duhet të ishte shmangur.
Unë sot në Fier, pashë në lajme që policia e Subashit hiqte letrat e vendosura sipas kodit nga LSI sepse pasdite kishte miting PS. Qytetarët mblidhen dhe krijohet një tension. Dhe unë ju them zgjidheni me mirëkuptim se ata këtë punë kanë që të frikësojnë njerëzit që të shkojnë të votojnë. A ka mitting PS? Shumë mirë, hajde vini portretet e Edi Ramës. Këtyre të opozitës ju leverdis, sa më shumë të dalë Edi Rama aq më shumë u kujtohet shqiptarëve tmerri ku kanë jetuar”, tha Presidenti Meta.
Top Channel