Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Gazetarja Anila Hoxha tregon se si nisi gjithë ngjarja që përfundoi në tragjedi

21/04/2021 21:42

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Open tregoi se si nisi gjithë ngjarja që përfundoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit e plagosjen e 4 të tjerëve në Elbasan.

Ajo tha se Mehmet Greca është ndaluar nga mbështetës të PD-së pasi ata e kanë parë që po lëvizte me një makinë pa targa. Sipas saj,  mbështetësit e PD-së kanë dyshuar se ai po shpërndante karta identiteti dhe para, edhe pse policia nuk ka gjetur asnjë provë pasi sekuestroi mjetin.

“Mehmet Greca është ndaluar nga mbështetës të PD-së. Sapo kanë parë se kjo makinë po  shpërndarë karta id dhe para kanë lajmëruar policinë. Pretendohet se nga krahu i majtë kanë ardhur mbështetës të Grecës. Policia ka thënë se nuk kishte para atje. Në këtë moment Papleka, ish-oficer i RENEA-s, shkëmbimi i armëve ka ardhur dhe ka mbetur i vrarë në vend Pjerin Xhuvani. E paqartë në prova se kush i plagosi të tjerët, pjesa e PS apo ish oficeri i Renea. Do të merren dëshmitë e tyre, ndërkohë që oficerët kanë pasur pak shpresë, po policia tha se kamerat ishin jashtë funksionit dhe nuk është bërë e mundur që të përfitonin. Janë 27 persona që vazhdojnë të pyeten. Nuk dihet nëse do të ketë persona të tjera të arrestuar. Vijon të mbetet mister se kush ka qëlluar i pari. Nga pjesëmarrësit që janë në polici janë 12, 4 nga PS dhe 8 nga PD, kurse të tjerët janë dëshmitarë okularë. Asnjëri prej tyre nuk pranoi të kishte parë apo dëgjuar krisma. Ata thanë se e kishin mësuar ngjarjen nga mediat dhe se nuk njihnin askënd nga të lënduarit. Kjo nuk dihet nëse këtë version do e mbajnë edhe dëshmitarët okularë. Po ashtu dosjes i janë bashkuar dy prokurorë të Elbasanit. Papleka ai u vetëdorëzua duke dhënë një version të shkurtër. Unë pata mundësinë të takoja edhe avokatin mbrojtës të ish oficerit Papleka që po priste. Papleka ka qenë një mbështetës i PD-së, i trajnuar prej vitesh si oficer, një baba i katër fëmijëve që jeton me qira në Tiranë”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA