Top Channel/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, reagon anëtari i PD-së

21/04/2021 20:20

Nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj tha se sulmi në lokal ka prapavijë politike, kjo pasi sipas tij këto ambiente janë përdorur për mbledhjet e strukturave.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të zbardhet si situatë.

“Pasditen e sotme qytetarë pjesë e strukturës, por edhe qytetarë na kanë informuar që është goditur me armë një ambient shërbimi lokal ky që ndodhet pas meje, ky shtetas është anëtar i strukturës së PD-së dhe ne për këtë arsye dhe të cedimit të sigurisë publike kërkojmë që të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje e sotme që ka tronditur komunitetin, por edhe për fazën që ndodhemi. Për këtë arsye, në emër të PD-së bëjmë thirrje të zbardhjet kjo ngjarje. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit, sepse po bëhen hetimet ai është duke u marrë në pyetje. Nga informacionet që kemi siguruar, në lokal ishin disa shtetas kur u bënë goditjet, që shpëtuan për arsye të fatit dhe jo autorit, ky ambient është bazë ë strukturës sonë ku kemi zhvilluar mbledhje tona këto janë arsye që kjo goditje ka prapavijë politike, duam zbardhjen e kësaj ngjarje”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA