5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani.
Viktima është Pjerin Xhuvani, një eksponent i njohur, dikur i përfshirë me LSI dhe së fundmi i aktivizuar me fushatën e socialistëve. Ai u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Arbër Papleka, shoqëruesi i drejtuesit të fushatës elektorale në Elbasan të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Për pasojë nga plumbat janë plagosur katër persona, mes tyre edhe një punonjëse e policisë. Të plagosurit janë: Emiljan Prenga ,Pavlo Fran Vuksani , Eltjon Bodinaku, Xhensila Sota.
Dy prej tyre janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar, aty ku ndodhej edhe gazetari ynë Andi Bora.
Bora raportoi se në spitalin e Traumës janë shtruar të plagosurit Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.
Njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë ndërsa tjetri plumb në bark dhe në pjesën e krahut. Bodinaku i cili pati plagët më të rënda nga kjo përplasje ende nuk ka ardhur në spitalin e Traumës pasi i është nënshtruar nje operacioni në spitalin e Elbasanit
Efektivja ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe është trajtuar në spitalin e Elbasanit. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën por duhet parë në orët në vazhdim.
Top Channel