Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të plagosur Një masakër ka ndodhur 100 metra larg zyrës elektorale të lagjes nr.5 të qytetit, ku është qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvani.
Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit.
Nga të shtënat sot kanë mbetur edhe 4 të plagosur, dy prej të cilëve janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, Emiljan Prenga 38 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç.
Top Channel ka siguruar foton ekskluzive nga momenti i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi që qëlloi është Arbër Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.
Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin dhe ka plagosur 4 të tjerë. Një police, Xhensila Sota si dhe dhëndrin e Xhuvanit, Eltjon Bodinaku. i cili është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit: Emiljan Prenga ,Pavlo Fran Vuksani , Eltjon Bodinaku, Xhensila Sota.
Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar nga vendngjarja Gazmend Bardhi i PD.
Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Viktima, Pjerin Xhuvani
Viktima nuk është një emër i panjohur, pasi ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës. Pjerin Xhuvanin ishte i përshirë në përplasjen në Elbasan, Ditën e Verës, mes militantëve të PS dhe PD. Në atë kohë opozita akuzoi mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur. Xhuvani ka qenë më parë dhe ish zyrtar i LSI-së.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
Top Channel