Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Në gjendje të qëndrueshme dy të plagosurit tek Trauma
21/04/2021 18:57
Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë dy personat që u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë pasi mbetën të plagosur nga përplasja me armë mes simpatizantëve të PD dhe PS pasditen e sotme në Elbasan.
Gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe vijon ekzaminimi nëse kanë dëmtime të tjera më serioze.
Njëri prej të plagosurve ka marrë dëmtim në kokë, ndërsa tjetri në bark dhe krahë.
Top Channel