Aktori Guljem Radoja ndodhet në spitalin e Durrësit, në reanimacion, pasi u infektua nga koronavirusi.
Pak ditë më parë, djali i Guljemit dhe kolegë të tij, apeluan për ndihmë në “Shqipëria live”, pasi gjendja shëndetësore ishte e rënduar.
Sot, për “Shqipëria live”, foli doktoresha e tij, ku tregoi se fatmirësisht, Guljemi është më mirë. “Dje dhe sot ka qenë më mirë. Është në gjendje të qëndrueshme. Por, ndodhet në reanimacion, dhe kjo sëmundje ka shumë të papritura”.
Ndërkohë, miku dhe kolegu i tij, Buajar Kapexhiu thotë se “jam i sigurt që me forcë ka për t’ia dalë mbanë, sepse ai e do shumë jetën”. “Të takohemi sërish dhe të qeshim aq shumë sa kemi qeshur. Pas shërimit, dua të takohemi, të ulemi së bashku,do të kujtojmë rininë tonë, shfaqjet tona, fëmijët tanë. Kemi plane të reja artistike për moshën tonë, kam përgatitur një projekt”.
Top Channel