“Meta, Rama dhe Basha të vetëpërmbahen”/ Ekzekutimi në Elbasan, reagon Ambasada e SHBA: Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen

21/04/2021 17:40

Ambasada amerikane ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Ambasada e SHBA i bën thirrje të gjithë zyrtarëve që të zbatojnë ligjin dhe të hetohet kjo ngjarje sa më shpejt. “Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se pas një bisede me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën, ambasadorja Kim i ka kërkuar këtyre të fundit të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë, ndërsa i mëshon faktit se çështja duhet hetuar.

“Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”m, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër,” shkruan ambasada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA