Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë ka bërë publik sipas tij ankimin e qytetarëve për procesin e legalizimeve në Vlorë.
Meta tha se IKMT ka kërkuar se në segmentin Orikum-Radhimë përjashtimin e disa objekteve nga legalizimi dhe skualifikimet sipas tij janë të pajustifikuara.
‘Pas kthimit në Tiranë realizova takim me zonjën Ballanca, ku i shpreha shqetësimet tuaja. Dhe i kërkova një hetim për këtë çështje. Në 30 mars avokati i popullit ka konfliktuar se; hetimi nisi në tetor 2019 dhe përfundoi në mars 2021. Konstatoi se IKMT nuk ka bashkëpunuar me këtë institucion për një kohë të gjatë, duke i vonuar përgjigjen. 16 muaj i është dashur avokatit të popullit për të marrë përgjigje nga këto institucione. Ideja që Vlorë-Orikum ishte një projekt, ishte gënjeshtër. Të gjitha veprimet e Kadastrës janë kryer ndërkohë që nuk ka pasur një projekt të miratuar. Kërkesa e IKMT-së për përjashtimin nga legalizmi të objekteve është e pajustifikuar. Vendimet e kadastrës për skualifikimin nga legalizimi kanë qenë të pajustifikuara. Është marrë vendimi në mënyrë harbute. IKMT ka shkelur rëndë ligjin dhe ka ndëshkuar qytetarët me gjoba. Bashkia Vlorë i ka deklaruar avokatit të popullit se nuk ka dijeni. Damiani i takoi qytetarët pasi u takuan me presidentin dhe u premtoi se do t’ua rregullojë problemin vetëm pas zgjedhjeve. Qytetarët e Vlorës e morën përgjigjen nga përgjimet e Artan Lamës, ku thoshte se nga 170 mijë legalizime do të realizohen vetëm 60 mijë. Tu marrim vota thoshte dhe tua fusim pas zgjedhjeve.’- tha Meta.
Presidenti Ilir Meta nga Vlora ka folur sërish për dy ngjarjet e rënda, për plagosjen në Kavajës dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan. Meta tha se gjithë ky tension vjen nga ai që krijoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka frikë nga zgjedhjet e lira.
Top Channel