Një grua 90-vjeçare në Hong Kong është grabitur me rreth HK$ 250 milione ($32milionë) nga mashtrues telefonikë, që pretendonin se ishin zyrtarë shtetërorë.
Policia e Hong Kong tha se kriminelët hiqeshin si zyrtarë të sigurisë publike, të cilët e njoftuan se identiteti i saj ishte vjedhur dhe ishte përdorur për disa krime në zona të tjera të Kinës.
Mashtruesit i kishin sugjeruar se ajo duhet të transferonte paratë e saj nga llogaritë private në ato të “grupit të hetimit” për t’i shpëtuar vjedhjes gjatë kohës së hetimeve, raporton South China Morning Post, sipas burimeve të policisë.
Disa ditë më vonë një person erdhi në shtëpinë e saj me një celular ‘të dedikuar’, për t’i treguar sesi të komunikonte me agjentët e rremë, të cilët më pas e bindën të kryente 11 transferta bankare.
Në një periudhë pesë-mujore gruaja kishte transferuar 250 milionë dollarë të Hong Kongut ($32 milionë dollarë amerikanë) te mashtruesit, që është manipulimi më i madh i regjistruar ndonjeherë nga një mashtrim telefonik.
I gjithë incidenti ishte zbuluar kur një prej shërbëtorëve të saj njoftoi bijën e gruas së manipuluar, për aktivitetet e pazakonta që po kryheshin.
Gruaja e moshuar jetonte pa familjen por me disa shërbëtorë, në shtëpinë e saj në nje nga zonat më të shtrenjta të Hong Kong.
Hong Kong ka një nga përqendrimet më të mëdha të milionerëve në botë, shumë prej të cilëve në moshë të thyer, mjaft të ekspozuar ndaj mashtruesve.
Sipas raportimeve, mashtrimet telefonike ishin rritur në 18% në tre-mujorin e parë të 2021 me rreth $45milionë të vjedhura në total nga mashtruesit.
Vtin e kaluar një grua 65-vjeçare u vodh me anë të mashtrimit në rreth HK$ 68.9 milionë ($10 milionë) në një skemë të ngajshme ku mashtruesit pretendonin se ishin zyrtarë të shtetit qendror.
Top Channel