Ditën e sotme në mbarë vendin janë kryer 13.173 vaksinime anti-COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se që prej fillimit të pandemisë janë kryer 372.075 vaksinime në total.

Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 138 raste të reja dhe 5 humbje jete në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA