Katër ditë para zgjedhjeve, Luigi Soreca bisedon me krerët e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri

21/04/2021 14:36

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim online, me krerët e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri, për të folur për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca, njofton se rreth 50 ekipe të BE do të monitorojnë zgjedhjet, ku do të jenë të pranishëm në qendrat e votimit dhe në procesin e numërimit.

U takuan sërish sot krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri për të përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e së Dielës më 25 Prill. Trupi diplomatik i BE do të vendosë 50 ekipe vëzhguese në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të qëndrojnë aty gjatë procedurave të votimit dhe numërimit, në mbështetje të OSCE/ODIHR”, shkruan Soreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA